Gjykata e apelit në Malejzi ua ka ndaluar jomuslimanëve të përdorin fjalën Allah kur thirren në Zotin. Të krishterët thonë se autoritetet me këtë thyejnë të drejtat fetare, sepse ato këtë fjalë e kanë përdorur me vite. “Përdorimi i fjalës Allah nuk është pjesë e fesë së krishtere”, tha gjykatësi kryesorë Mohamed Apandi Ali, duke shtuar se gjykata konsideron se vendimi “nuk do të nxis konfuzion në bashkësi. Vendimi erdhi pasi që qeveria apeloi vendimin e gjykatës së ulët të vitit 2009, sipas së cilës kisha katolike ka të drejtë të përdor fjalën Allah kur flitet për Zotin në revistën javore katolike Herlad. Megjithatë, qeveria ka kundërshtuar që revista katolike të përdor fjalën Allah për ta përshkruar Zotin e krishterë.
Muslimanët në këtë vend përbëjnë rreth 61 % të popullsisë nga 28 milion banorë sa ka në Malajzi, ndërsa një numër i madh i krishterëve, të cilët në këtë vend janë 2, 6 milion e përdorin fjalën Allah kur flasin për Zotin.
(Breziiri)