Shqiptoni sa më shpesh fjalën Allah Vander Hoven,
një psikolog nga Hollanda, shpalli zbulimin e tij të ri në lidhje me
efektin e të lexuarit të Kuranit dhe përsëritjen e fjalës “Allah”, si
tek njerëzit e sëmurë, ashtu edhe tek ata normalë. Profesori hollandez
e konfirmon gjetjen e tij me studime dhe kërkime të aplikuara në shumë
pacientë për një periudhë kohore mbi tre vjeçare. Disa prej pacientëve
të tij nuk ishin muslimanë, të tjerë nuk flisnin arabisht, por u mësuan
të shqiptojnë fjalën
“Allah” në mënyrë të qartë; rezultati ishte fantastik, veçanërisht për ata që vuajnë nga mërzitja dhe tensioni.
E përditshmja arabe “El Uatan” shkruan se psikologu
ka deklaruar: “Muslimanët që mund të lexojnë arabisht dhe rregullisht
Kuranin, mbrojnë veten e tyre nga sëmundjet psikologjike. Psikologu
zbuloi se shqiptimi i çdo shkronje të fjalës “Allah” ka një efekt të
veçantë dhe të papërsëritshëm mbi organizmin.”
Shqiptimi i shkronjës “A”, bën kontrollin e sistemit të frymëmarrjes.
Shqiptimi i shkronjës së dytë
“L e
dyfishuar” në arabisht, me gjuhën që prek pjesën e sipërme të nofullës,
krijon kështu një pauzë të shkurtër dhe pastaj duke e përsëritur të
njëjtën pauzë në mënyrë konstante, lehtëson procesin e frymëmarrjes.
Shqiptimi i shkronjës së fundit, e cila është shkronja “H”, bën një lidhje midis mushkërive e zemrës dhe për rrjedhojë, ky kontakt bën kontrollimin e rrahjeve të zemrës.
Ajo që është më e habitshme në këtë studim është
fakti se ky psikolog nuk është musliman, por është i interesuar në
shkencat islame dhe bën kërkime për ato që quhen “sekrete të Kuranit të
shenjtë”.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Ne do t’ua bëjmë
atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet
e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë.”
Fusilet, 53.