Debat mes hyrive dhe besimtareve në Xhenet
Nga Ali b. Ebu Talib transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Në Xhenet do të ketë grupe të hyrive të cilat ngritin zërat e tyre që nuk kanë dëgjuar zëra të ngjashme me ata zëra asnjëherë dhe thonë: Ne jemi të përjetshmet. Ne jemi të begatshmet që asnjëherë nuk dëshpërohemi. Ne jemi të kënaqurat që asnjëherë nuk hidhërohemi. Myzhde për atë që është për ne dhe ne jemi për të.
Aishja (radija Allahu anha) thotë: “ Kur hyritë e Xhenetit e thonë këtë, besimtaret e kësaj bote iu përgjigjen: Ne jemi namazliket, e ju nuk jeni falur. Ne jemi agjërueset, e ju nuk keni agjëruar. Ne jemi të pastërta me abdes ndërsa ju nuk keni marr abdes. Ne jemi lëmoshe dhënëset, ndërsa ju nuk keni dhënë lëmosh.
Thot nëna e besimtarëve Aishja: besimtaret e kësaj bote dolën fitimtare në debat me hyritë e Xhenetit.”