Sipas hulumtimeve të fundit të institutit Pew, i cili është kryer këtë vit, myslimanët e Ballkanit janë në mesin e një grupi të muslimanëve që më së paku agjërojnë muajin e Ramazanit.
Me rastin e muajit të Ramazanit, muajit të shenjtë islam, në të cilën myslimanët agjërojnë gjatë tërë këtij muaji, gazetarët e agjencisë së lajmeve Anadolia kanë kryer një minisondazh për të treguar se deri në çfarë mase besimtarët islam në vende të ndryshme të botës kryejnë këtë obligimin fetar-agjërimin.
Sipas hulumtimit, vendet e Ballkanit, ku është një përqindje e konsiderueshme e besimtarëve islam, rezultatet tregojnë se në Shqipëri më së paku e kryejnë këtë obligim, vetëm 44 për qind e tyre agjërojnë gjatë Ramazanit.
Pas Shqipëria është Bosnje dhe Hercegovina, ku 75 për qind e muslimanëve e kryejnë agjërimin gjatë Ramazanit, mandej myslimanët e Kosovës, ku 76 për qind e myslimanëve janë deklaruar se e kryejnë këtë obligim fetarë.
Nga vendet e tjera në botë ku jetojnë popullsi e konsiderueshme e besimit islam, ndër ata të cilët më së paku agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit janë muslimanët e Azerbajxhanit me 43 për qind, 50 për qind të Uzbekistanit, Kirgistanit 53 për qind, dhe me 69 për qind të muslimanëve të Kongos.
Nga ana tjetër, përqindja më e madhe e muslimanëve të cilët kryejnë agjërimin gjatë muajit të Ramazanit është në Tajlandë, ku pothuajse të gjithë agjërojnë muajin e Ramazanit, sikurse në Kamerun, Indonezi dhe Malajzi.
Pas tyre vjen Maroku, ku 98 për qind e myslimanëve të anketuar janë deklaruar se agjërojnë, si dhe në Çad dhe Senegalit, ku rreth 97 për qind e për qind myslimanë e kryejenë këtë obligim fetarë.
Në vendet e tjera të botës, ku jetojnë numër i konsiderueshëm i popullsisë muslimane, në Afganistan agjërojnë rreth 96 për qind, në Etiopi, Keni dhe Egjipt, rreth 95 për qind dhe në Turqi 84 për qind.
Sipas hulumtimeve nga Instituti Pew, 77 për qind e myslimanëve amerikan deklarohen se agjërojnë gjatë Ramazanit, dhe është pjesë shumë e rëndësishme e jetës fetare dhe shoqërore.
Hulumtimet e institutit Pew, gjithashtu, tregojnë se 63 për qind e myslimanëve në tërë botën kryejnë pesë namazet ditore, ndërsa 9 për qind e myslimanëve janë deklaruar se tashmë e kanë kryer haxhin, në Mekë.
Duke i analizuar rajonet e banuara me popullsi të konsiderueshme myslimane, përqindja më e lartë e muslimanëve që kryejnë obligimin e agjërimit eshtë regjioni i Azisë Juglindore, në të cilin agjërojnë 99 për qind e myslimanëve.
Mandej pasuar nga Azia Jugore me rreth 96 për qind të muslimanëve, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut me rreth 93 për qind në Afrikën nën-Sahariane me rreth 91 për qind, Evropa Jugore dhe Evropë, me rreth 62 për qind, dhe e fundit Azia Qendrore, me 58 për qind.