All-llahu i Madhëruar ka thënë :
" Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë
pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta.
All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. " (En-Nur:30)
I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "... syri bën
zina e zinaja e syrit është shikimi..." të shikuarit në atë që e ka
ndaluar All-llahu. (Buhariu)
Nga kjo bën përjashtim shikimi me arsye ligjore siq është shikimi për qëllime martese, shikimi në raste mjekimi etj.
Shikimi i ndaluar vlen edhe për gratë. Edhe atyre u ndalohet të
shikojnë (me epsh) burrat e huaj. All-llahu i Madhëruar ka thënë :
" Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre" (En-Nur:31)
Njësoj është e ndaluar të shikohet me epsh edhe kah mashkulli bukurosh
e që nuk ka mjekërr. është e ndaluar të shikon mashkulli në vendet e
turpshme të mashkullit dhe gruaja të shikon në vendet e turpshme të
gruas tjetër. Cdo vend i tupshëm është i ndaluar të shikohet dhe nuk
lejohet të preket as edhe mbi mbulesë.
Kurse nga mashtrimi i shejtanit me disa nerëz është që kur ata shikojnë
fotografi në revista të ndryshme, filma etj. duke u argumentuar me ate
se ato nuk janë gjëra reale. Kurse është krejtësisht e qartë se sa
ndikon kjo gjë në prishjen e moralit dhe ngjalljen e epshit.
Marrë nga libri NDALESAT FETARE
Autor Muhammed Salih El-Munexhid
Perktheu Ali Shabani