valmir bllaca Antar-aktiv
Numri i postimeve : 150 Data e regjistrimit : 17/05/2010 Mosha : 31 Nacionaliteti-Sheti : kosova
| Titulli: Dua te perziera Sun 24 Nov 2013 - 17:33 | |
| O Zot, të lutem pasi që kam dëshmuar se ti je Allahu, Zoti një që nuk ka tjetër. Ty që të gjithë të drejtohen, që nuk ke lindur kënd dhe që as i lindur nuk je! Me ty askush nuk mund të jetë i barabartë. Të lutem që të më plotësosh nevojën time, ndërprite vetminë time, largoma fatkeqësinë dhe mërzinë time, më dhuro një partner të jetës që ka nder dhe sinqeritet, ashtu që të të adhurojmë dhe të të lusim shumë, të të bëjmë dhe vazhdimisht të të përmendim! Ti je Ai që na njohësh më së miri! O Ti, që kur hallexhiut i përgjigjesh kur ai të lutet, më çliro nga kjo brengë dhe ky mundim! O Allahu im, kujt tjetër t’i drejtohem në qoftë se jo Ty, te kush të kërkojë mbështetje nëse jo tek Ti, më dhuro një partner të jetës që ka nder e besim dhe shtoje midis nesh dashurinë, mëshirën dhe qëndrueshmërinë. Ti je përcaktuesi (kaderi) i çdo gjëje. O Ti që kur thuash për diçka të bëhet, ajo vetëm se është bërë, ashtu siç Ti vetë dëshiron. Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, si dhe na mbrojë nga zjarri i Xhehennemit. Selami dhe salavati qofshin për më të dashurin tonë, Muhammedin, alejhis-selam. Allahumme O Allahu im më mundëso përvetësimin e drejtë të mësimit, të lexuarit në emrin Tënd. Më mundëso shkoqitjen dhe zbërthimin e tij, më lehtëso gjuhën dhe më qetëso zemrën time në këtë gjendje të kujtesës nën presion. Më pastro kujtesën dhe mos më lërë vetëm në harresën e shejtanit. Mos më turpëro para askujt që nuk kanë frikë ndaj Teje. Dhe mos më gjunjëzo para atyre që nuk të besojnë dhe nuk të duan Ty. O Zot! Më zgjero gjoksin tim dhe mi bëj gjërat e lehta. O Zot i Madhërueshëm prano prej nesh lutjet me të cilat i drejtohemi madhërisë sate në këtë ditë të bekuar sepse ti je i vetmi që i pranon.O Zot i plotëfuqishëm i lutemi madhërisë sate që të na drejtosh e udhëzosh në të vërtetën në rrugën e drejtë dhe të shpëtimit,për n'derë të Kur'anit të pa konkurencë për n'derë të muajit të rahmetit,magfiretit,e shpetimit dhe për n'derë te dërguarit tënd Muham-med Mustafasë.Na fal neve o Mëshirues,na fal neve o Bëmirës i përgjithshëm.O Zot i ynë i lutemi madhërisë sate që të na falësh Xhen-netin për hatër të këndimit të Kur'anit të ndershëm dhe për hirë të këtij muaji të lartësuar.Gjithashtu o Zot i plotëfuqishëm të lutemi që të na largosh prej nesh të gjitha të ligat e kësaj dhe asaj bote.O Zot Mëshirues ne besimtarët të bëjmë lutje nga thellësia e zemrave tona në këtë ditë të bekuar që shpërblimet që janë bërë brenda muajit ramadan gjatë leximit të Kur'anit, adhurimeve të natës në unitet,le të adresohen tek shpirti i të dërguarit tonë Muham-med mustafasë tek familja e tijë ,shokët e tij të ndershëm dhe mbi të gjithë pasuesit e rrugës së vërtet.Gjithashtu O Zot ,le të jenë pjesmarës në shperblimet e Tua të garantuara për muslimanët edhe prindërit tanë vëllezërit tanë,motrat tona,farë e fisi jonë më i gjërë dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për Islam.O Zot ynë ndihmoju vëllezërve tanë bonjak ,skamnorë kudo që janë sepse shpresën e vetme tek Ju e kanë.O Zot na bën që ta njohëm të vërtetën si të vertet dhe ta n'djekim ate, e të pavërtetën si të pavërtet dhe të largohemi prej saj.Allah, bëje të dimë se kush jemi ,cka jemi dhe pse jemi në këtë botë.Bëje të dijmë se kjo botë është kaluese n'dersa bota tjetër është e përhershme dhe e pambarueshme.Bëje që sytë tonë të shohën me n'derë veshët tona të dëgjojnë me n'derë gojat tona të flasën me n'derë këmbët tona të ecin me hapa të sigurtë drejtë rrugës së shpëtimit në të cilën rrugë kanë qenë Pejgamberanët ,Evlijatë ,Sulehatë dhe njerëzit e mirë ja Rabbel Aleminë.All-llah ne jemi një popull më i vjetër në Ballkan, kemi deklaruar se jemi shqiptarë musliman, përvec Teje askujt nuk i themi aman.Na ndihmo O All-llah dëshirat tona t'i realizojmë . Shpresojmë në të ardhmen që të bëhet mirë,secili popull por edhe ne te jetojmë të lirë se na është lodhur dora për paqje dhe barazi duke e m'bajtur të shtrirë ,kështu të jetohet vertet është vështirë .All-llah Ti ke dashtë të jetojmë të përzirë, mos lejo që dikush keq të jetoj e dikush mirë, dikush rrob e dikush i lirë.All-llah m'broje popullin tim ata që për kafshatën e gojës bënë emigrim , m'broje nga çdo gjë që me fe është ne kundërshtim dhe prej asaj që ne i themi asimilim.All-llah rininë tonë të cilën e duam pa masë ata janë shpirti jonë,zemra jonë gjaku jonë gëzimi jonë,dëfrimi jonë,pasuria jonë, ardhmëria jonë arsimoj o All-llah dhe bërja fenë Islame që ta mësojnë e asnjëherë që ta mohojnë ose ta qortojnë.All-llah rinisë sonë largova shokët e këqinjë e të pa fe, janë të rezikshëm dhe i bëjnë alkoolist ,janë të shkatëruar dhe i bëjnë të konsumojnë drogë e të bëhen tradhëtarë .All-llah nëse besimin e kemi të dobët na e forco, nëse kemi humbur rrugën na drejto , nëse mëkate kemi shumë mos na qorto , nëse nuk dijmë na meso ,nëse harojmë na kujto ,nëse jemi të hidhëruar na pajto , nëse jemi larguar na ofro ,nëse zemrat tona janë bërë gurr na butëso ,nëse jemi pakic na shumëzo ,nëse sëmuremi na shëro ,nëse vdesim na mëshiro dhe me ne gjithnjë qëndro.Qëndro kur varri ynë do shkatrohet ,kur emri ynë do harohet , kur trupi ynë në dhe do shëndrohet ,kur një ditë përpara Teje o All-llah do të qëndrohet kur njerëzit e mirë do të gëzohen e të këqinjët kanë të dëshprohen. | |
|