DËNIMI I TË VDEKURIT PËR SHKAK TË VAJTIMIT TË FAMILJES SË TIJ PËR TË
PYETJA: Në disa libra kam lexuar një hadith që i atribuohet të dër¬gua¬rit të Zotit, e ku thotë: “Me të vërtetë i vdekuri dënohet për shkak të vaj¬ti¬mit të familjes së tij për të”, gjë që për mua qe e pakapshme, sepse Kur’ani ka miratuar rregullën se njeriu nuk është përgjegjës për mëkatet e tjetrit: “Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit” (El-En’am: 164). E si mund të përputhet kjo me dënimin e të vdekurit për shkak të mëkatit të të gjallit dhe vajtimit të tij për të vdekurin? A është ky hadith i vërtetë apo jo? Nëse është i vërtetë, cila është domethënia e tij e vërtetë dhe si mund të gjejmë kompromis mes këtij hadithi dhe rregullave kur’anore?
PËRGJIGJET (dr.Jusuf el Karadavi): Sa i përket hadithit, ai është i vërtetë dhe për autenticitetin e tij janë të pajtimit Buhariu dhe Muslimi. Të dy këta e kanë transmetuar prej Ebu Omerit me tekstin vijues: “Hafsa qau për Omerin (kur u sulmua me thikë), e ai i tha: Ngadalë oj bija ime, a nuk e din se Pejgamberi i Zotit ka thënë…” dhe e përmendi hadithin.
Në një version tjetër qëndron: “Kur e shpërthyen Omerin, atij i ra të fikët, dhe për këtë disa piskëlluan, e kur ai erdhi në vete tha: A nuk e dini se I dërguari i Zotit ka thënë: Me të vërtetë i vdekuri dënohet për shkak të qarjes së të gjallit”. Po ashtu këtë e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi prej hadithit të Enesit.
Gjithashtu këta të dy e transmetojnë prej Omerit hadithin: “I vdekuri në varr dënohet për shkak të vajtimit që bëhet për të”.
Buhariu, Muslimi, Ahmedi dhe Tirmidhiu transmetojnë prej Mugires me tekstin vijues: “Cilin e vajtojnë, ai dënohet për shkak të asaj që është oajtuar”.
Me rëndësi është se hadithi është saktë dhe i vërtetuar nga disa shokë të Pejgamberit me zinxhir të vërtetë transmetuesish dhe në disa versione, saqë Sujuti thotë: “Hadithi është i gradës mutevatir”.1 Për këtë nuk ka vend për t’u dyshuar në saktësinë e tij, që do të thotë se na mbetet ta analizojnië vetëm domethënien e tij e ta harmonizojmë me ajetin kur’anor. Për këtë janë kujdesur dijetarët që më herët dhe për këtë kanë përmendur disa opcione të cilat i shënoi Ibn Haxheri në librin e tij “Fet’hu-l-Bari”, kurse unë këtu do të ndalem vetëm në ato që janë më të rëndësishme dhe më të arsyeshme, pa mos u kushtëzuar me rendin e Ibn Haxherit.
I pari: Me dënimin aludohet në dënimin sipas kuptimit gjuhësor, gjegjësisht dhimbjen në përgjithësi, e jo dënimin në botën tjetër, pra të vdekurit i vjen keq për shqetësimin e familjes si dhe vajtimin që bën familja për të. Kjo, sepse është e ditur mirë se i vdekuri në varr nuk është i izoluar nga familja, të afërmit e tij si dhe veprimet e tyre. Tabe¬ri¬u transmeton me sened të saktë prej Ebu Hurejres: “Veprat e njerëzve u eks¬pozohen të afërmve të tyre të vdekur”. Ky hadith është i transme¬tuar prej Ebu Hurejres, por konsiderohet si të jetë prej Të dërguarit të Zotit, sepse në këto çështje nuk mund të konstatohen sipas mendimit të lirë. Për këtë hadith dëshmon edhe hadithi i Nu’man ibn Beshirit që i atribuohet Të dërguarit të Zotit. Hadithin në fjalë e ka shënuar Buhariu në sahihun e tij, kurse Hakimi e ka vlerësuar si të saktë.
Ibn Haxheri thotë: “Prej të hershmëve, këtë mendim e ka aprovuar Ebu Xhafer Et-Taberiu,2 kurse me këtë janë pajtuar edhe Ibn Murabiti, Ajjadi dhe bashkëmendimtarët e tij. Këtë mendim e kanë përkrahur edhe Ibn Tejmijje dhe disa dijetarë të mëvonshëm. Këtë e kanë mbësh¬tetur në hadithin e Kajle bint Mahremit: I thashë: “O I dërguar i Zotit, unë e kam lindur atë, ai luftoi bashkë me ty në luftën e Rebdhes, e pastaj u sëmur nga ethet dhe vdiq”, dhe ia krisi së qari! I dërguari i Zotit tha: “A mundet dikush prej jush që të jetë i sjellshëm ndaj të afërmit të vet në këtë botë, kur të vdesë të thotë: Ne jemi të All-llahut dhe ne gjithsesi Atij edhe do t’i kthehemi (Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiu’n)?! Pasha Atë në dorën e të Cilit gjendet shpirti i Muhammedit, kur dikush prej jush qan për të vdekurin, edhe i vdekuri qan për shkak të të qarit të tij. Për atë, o robër të All-llahut, mos i dënoni (shqetësoni) të vdekurit tuaj!”
Kjo është një pjesë nga një hadith i gjatë me zinxhir transmetuesish të gradës “hasen” (i mirë). Këtë hadith e citojnë Ibn Ebi Hajtheme, Ibn Ebi Shejbe, Taberaniu dhe të tjerë, ndërsa Ebu Davudi dhe Tirmidhiu citoj¬në vetëm një pjesë të tij.
Ibn El-Murabiti thotë: “Hadithi i Kajles është argument i qartë në këtë çështje, që nënkupton se në asnjë mënyrë nuk mund të mospërfillet”.
I dyti: Dënimi këtu ka kuptimin e qortimit që të vdekurit ia bëjnë mele¬kët për shkak të veprimeve të familjes së vet. Në këtë kuptim është hadithi që e transmeton Ahmedi prej Ebu Musës, i atribuar Të dërguarit të Zotit (merfu’ë): “I vdekuri dënohet për shkak të qarjes së të gjallit. Kur thotë vajtuesja: O mbrojtësi im i gjorë! O ndihmuesi im i gjorë! O mbështetësi im i gjorë, melekët e tërheqin të vdekurin dhe i thonë: Ti je mbrojtësi i saj? Ti je ndihmuesi i saj? Ti je mbështetësi i saj?”
Ibn Maxhe hadithin në fjalë e transmeton me formulimin vijues: “Do të tallen me të duke e pyetur: Ti na qenke ky?”
Tirmidhiu këtë hadith e transmeton me formulimin vijues: “Për çdo person që vdes, e vajtuesja e tij i thotë: ‘O mbrojtësi im i gjorë, o zotëriu im i gjorë’, apo diçka tjetër të ngjashme, angazhohen dy melekë që atij t’i thonë duke e shtyrë: Ti qenke i këtillë?”
Për këtë dëshmon edhe transmetimi i Buhariut në librin “El-Megazi” prej hadithit të Nu’man ibn Beshirit i cili thotë: “I ra të fikët Abdull-llah ibn Revahas, e motra e tij filloi të qajë duke e renditur: ‘O mbrojtësi im i gjorë’ etj., por kur ai erdhi në vete i tha: ‘Sa herë që thoshe diçka, më thonin: A ti je ky?”
I treti: Ky është mendimi që e ka zgjedhur Buhariu dhe ka pohuar se me qarje në këtë hadith aludohet në një lloj të saj, gjegjësisht vajtimin. Po ashtu edhe me të vdekurit aludohet në një grup prej tyre, gjegjësisht ata që vajtimin e kanë patur zakon dhe shprehi, ashtu që me këtë janë shndërruar në shembuj të keq për famiijen e vet. Ata lëre më që nuk janë munduar t’i pengojnë nga kjo punë, por me veprimet e veta atë ua kanë bërë shprehi.
Buhariu këtë qëndrim e mbështet në disa argumente të cilat i ka cituar në titullin e kreut, si ajeti: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri…” (Et-Tahrim: 6); hadithi: “Çdonjëri prej jush është bari, dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për kopetë tuaja”3; hadithi: “Nuk ndodh të vritet një person në mënyrë të padrejtë, e biri i parë i Ademit [alejhis-selam] të mos ketë hise në këtë vrasje, sepse ai është i pari që bëri vrasje”.4
Sipas këtij mendimi, i vdekuri dënohet për shkak se e ka lënë pasdore edukimin e familjes së vet, ka qenë i painteresuar në edukimin dhe arsimimin e tyre, si dhe ka qenë i pakujdesshëm ndaj detyrës me të cilën e ngarkoi All-llahu ndaj tyre. Pra, ai është i obliguar që t’i mbrojë nga zjarri sikur që e mbron veten. Shikuar realisht, sipas kësaj, ai dënohet për shkak të gabimeve dhe lëshimeve të veta, e jo për shkak të gabimeve të familjes së tij. Ai në asnjë mënyrë nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit.
Këtë mendim e vërteton edhe praktika e disa arabëve në xhahilijet (injorancë), të cilët e porositnin familjen e vet që ta vajtojë pasi të vdes.
Kur të vdes, më vajto se unë jam familja e saj
dhe grisi teshat, oj vajza e Ma’bedit.
Ndërkaq qarja pa vajtim nuk është e ndaluar. Transmetohet prej Ebu Mes’ud El-Ensariut dhe Kardha ibn Ka’bit se kanë thënë: “Na është lejuar që gjatë tragjedive të qajmë, por pa vajtuar”. Hadithin e shënojnë Ibn Ebi Shejbe, Taberaniu dhe Hakimi, i cili e klasifikon si të saktë.
Ibn Haxheri, pasi i përmend këto mendime që i përmendëm dhe disa të tjerë, thotë: “Të gjitha këto mendime mund të harmonizohen duke iu refe¬ruar njerëzve të ndryshëm. Kështu p.sh. mund të thuhet: Kush i ka vaj¬tuar gjatë jetës së vet të tjerët dhe në këtë rrugë e drejton edhe famil¬jen e vet, madje edhe e tepron duke i porositur që ta vajtojnë, dënohet për këtë veprim. Personi që e ka ditur se familja e tij si zakonisht vajtoj¬në, por ai nuk i ka ndaluar që më parë nga kjo, ky person, nëse pajtohet me këtë, atëherë i takon grupit të parë, e nëse ai vetë nuk pajtohet, dënohet me qortim për atë pse e ka lënë pasdore ndalimin. E kush i ka patur parasysh të gjitha këto gjëra dhe i ka marrë të gjitha masat e parapara nga ana e tij për ndalimin e këtij vesi, gjegjësisht e ka ndaluar familjen e vet nga ky mëkat, por ata edhe krahas gjithë kësaj nuk e kanë përfillur por e kanë kryer veprën në fjalë, dënimi i tij do të jetë me ke¬qar¬dhjen e tij për atë që bën famiija e tij e cila nuk e ka zbatuar urdhrin e tij dhe kanë bërë mëkat që Zoti e ka ndaluar. All-llahu e di më së miri”5
Dijetari i shquar musliman El-Menavi në librin e tij “Fejdu-l-Kadir” përmend edhe një mendim tjetër interesant. Sipas tij: “Me të vdekurin në këtë hadith mendohet në atë që është në shtrat të vdekjes, kurse me dënim mendohet në momentin e dhënies së shpirtit. Kur njerëzit që janë afër tij fillojnë të lëshojnë britma e të vajtojnë, atëherë atij i shtohen bre¬n¬gat dhe mundimet e vdekjes dhe këto shndërrohen në dënim për të”.
El-Iraki thotë: “Më mirë është të thuhet: Vetë dëgjimi i të qarit është një lloj dënimi, sikur që na dhemb neve të qajturit e fëmijës sonë. Pra, hadithi kuptohet në formën e tij tekstuale pa mos u veçuar me ndonjë kuptim specifik. Këtë mendim e konsideron valid edhe Keremani.
Këtu me fjalën dënim mendohet në kuptimin e tij gjuhësor, sikur që u përmend në mendimin e parë, kurse të vdekurin e komentojnë se mendohet në atë që jep shpirt.
Kjo që u tha na e vërteton faktin se hadithi nuk bie ndesh me Kur’anin në konfirmimin e parimit të përgjegjësisë personale, sepse nuk ekziston ndonjë shkak që konteston autenticitetin dhe saktësinë e fij derisa ekzistojnë disa mënyra valide të komentimit të tij.
Dijetari i shquar musliman El-Menavi, thotë: “Disa kolosë kanë thënë: Nga ajo që u konstatua, kuptohet gabimi i atyre që janë bllokuar me të dëgjuar të ajetit: “Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit”, apo kanë giykuar se transmetuesit e këtij transmetimi si dhe të transmetimeve tjera autentike identike me këtë, të cilat i kanë përcjellë figura të spikatura prej brezi në brez duke ia atribuar Omerit, djalit të tij, apo figurave tjera, kanë gabuar.6
Para se ta përmbyll këtë përgjigje, medoemos duhet theksuar atë se Aisheja [radijall-llahu anha] ra në dilemë, ashtu sikur që ra në dilemë edhe vëllai që e parashtroi këtë pyetje, me të dëgjuar këtë hadith. Për këtë edhe ajo e refuzoi prej transmetuesit që e përcolli hadithin në fjalë, duke kujtuar se ky hadith është kundërthënës me ajetin kur’anor, kurse ata që e transmetuan prej Ibn Omerit [radijall-llahu anhu] i cilësoi si njerëz që kanë gabuar apo kanë harruar dhe nuk e kanë dëgjuar hadithin si duhet. Kjo, ngase në një version që e përmend Muslimi ajo thotë: “I dërguari i Zotit ka thënë: I vdekuri dënohet për shkak mëkateve apo gabimeve të veta, ndërsa familja e qajnë”.
Në një version tjetër të përcjellë prej saj qëndron: “I dërguari i All-llahut kaloi pranë një arkivoli të një hebreje për të cilën qante familja e vet, dhe tha: Këta qajnë për atë, kurse ajo dënohet në varr”.7
Sipas një versioni tjetër ajo ka thënë: “Mirëpo, I dërguari i All-llahut tha: All-llahu do t’ia shtojë dënimin mosbesimtarit për shkak të qarjes të familjes së tij. Pastaj tha: Ju mjafton ajeti: “Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit”. (El-Ena’m: 164)8
Ibn Haxheri thotë: “Këto komente të përcjella prej Aishes [radijall-llahu anha] janë kundërthënëse, gjë që japin të kuptosh se ajo këtë hadith nuk e ka përgënjeshtuar me ndonjë hadith tjetër, por thjesht ka menduar se bie ndesh me Kur’anin.9 Po qe se e shikojmë transmetimin e fundit të Aishes, do të shohim se ajo ka pohuar se të vdekurit i shtohet dënimi për shkak të vajtimit të familjes, e çfarë dallimi ka nëse i shtohet dënimi për shkak të veprimeve të tjerëve dhe të dënohet fillimisht për shkak të asaj vepre?! Sikur të merrej kësisoj ky hadith, po ashtu do të ishte në kundërti me Kur’anin. Për këtë, dijetarët nuk e kanë pëlqyer qëndrimin e Aishes, sepse askush pos Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk është i pagabueshëm.
Kurtubiu thotë: “Mohimi i këtij hadithi nga ana e Aishes dhe pre-ten¬di¬mi i saj se transmetuesi ka gabuar dhe ka harruar, apo ka dëgjuar vetëm disa pjesë të hadithit, por jo tekstin e plotë të tij, është i papranueshëm, sepse hadithet me këtë kuptim i transmetojnë më shumë transmetues, edhe atë duke qenë të sigurt. Për këtë arsye nuk mbetet vend për mohim, krahas mundësisë së komentimit të tij në mënyrë të drejtë”.10
Shejhu-l-Islam, Ibn Tejmijje thotë: “Aisheja, nëna e besimtarëve, edhe disa herë tjera ka vepruar në këtë mënyrë, e refuzon hadithin në bazë të ndonjë komenti, vlerësimi të caktuar dhe bindjeje për kuptimin e tij të gabuar, ndërkaq realiteti është ndryshe prej asaj që mendon ajo”.
Fusnotat:
1 Hadith mutevatir është hadithi të cilin e transmeton një grup, që natyrisht është ab¬sur¬d të merret vesh për një gënjeshtër, nga një grup tjetër identik me të prej fillimit tê se¬ne¬dit e deri në fund të tij, me kusht që ky grup mos të lëndohet në asnjë brez të tra¬n¬s¬me-tuesve të senedit. B. A. (Shih: Dr. Muhammed Axhaxh El-Hatib: Usulu-l-hadith, fq. 301).
2 Prej dijetarëve bashkëkohorê hadithin e preferon shejh Ahmed Shakiri, cili thotë: Vetëm sa nuk jam kategorik në të dhe nuk pranoj opcion tjetër”. (Shih hadithin nr. 4865 të Musnedit, vëIl. VII. Botim i Daru-l-me’arif, Egjipt).
3 Hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi prej Ibn Omerit.
4 Hadithin e transmeton Buhariu.
5 Shih: Fet’hu-l-Bari, vëll. III, fq. 393-397. Botim i Mustafa El-Halebijj.
6 Fejdu-l-Kadir, vëll. II, fq. 397.
7 Transmeton Buhariu.
8 Transmeton Buhariu.
9 Fejdu-l-Kadir, vëll. II, fq. 395.
10 Fejdu-l-Kadir, vëll. II, fq. 397.