Observatorët Sirian për të drejtat e njeriut, sot kanë publikuar disa video inçizime ku shihen ushtarët e forcave të qeveris, duke i masakruar të burgosurit dhe viktimat tjera. Aty shihen ushtarët e regjimit duke ua prerë veshët viktimave, një gjë e cila ka shqetësuar ndërkombëtarët.
Regjimi është duke bërë krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, nga dita e pare e revolucionit. Këto krime nuk mund të arsyetohen në asnjë mënyrë, ka theksuar Rami Abdel Rahman drejtor i Observatoriumit.
Një njërin nga këto inçizime që flet Rahmani, shihet një mashkull me uniformë të ushtrisë së regjimit, se si po ecte me një veshë të prerë, me thikën në dorë dhe njëherit qeshej në kamer.
``Ky vesh, është i qenve, do tu japim mësim ne atyre`` thotë ky burrë, duke pasur për qëllim luftëtarët opozitar që janë kundër Beshar Asadit.
Video inçizimi më vonë tregon shtatë trupa tjerë të masakruar, të shtrirë në tokë. Nga grupi i ushtarëve të regjimit, shihet një mashkull i cili largohet dhe fillon e ua prenë veshët të vrarëve dhe në fund thotë``gjuaji veshët e tyre qenve``.
Disa nga këto video inçizime janë larguar nga rrjeti Yuotube, për shkak të përmbajtjes së padurueshme.
/mesazhi/Sh.Hulaj