Edhe një dëshmi e masakrës nga fshati Akreb
“Ushtria çlirimtare, ka rrethuar ndërtesën në të cilen ishin ushtarët e regjimit Shebihat në fshatin Akreb. Aty forcat e regjimit, mbanin peng gra dhe fëmijë. Ata kishin për qëllim, ti përdornin ata si pengje të gjalla që të mbroheshin nga sulmet e ushtrisë çlirimtare. Pas një kohe disa pleq nga fshati, duke përfshirë edhe Shejh Ali Umer dhe Shejh Saad Hamash, si dhe kolonelin në pension Shakir Ukash, të gjithë këta kanë shkuar të bisedojnë për të i liruar gratë dhe fëmijët, duke shkëmbyer vetet e tyre si pengje dhe duke u dhënë sigurinë. Megjithatë, këta udhëheqës janë kindnapuar në mënyrë që të vënë presion mbi ushtrinë çlirimtare që ajo të tërhiqet. Pas kësaj, vrasësit nga Shebihat kanë vrarë pleqtë dhe kanë hedhur granata dore në mesin e grave dhe fëmijëve, të cilët kishin tentuar të iknin. Pastaj kanë shfrytëzuar tërheqjen e ushtrisë çlirimtare, duke e u larguar nga ndërtesa dhe e kanë hedhur në ajër ndërtesën me qëllim që ta fajësojn ushtrinë çlirimtare për këtë operacion.
Ata gjithashtu, kanë kryer sulme ajrore në zonë duke e shkatërruar tërësisht, duke lënë të vrarë 200 deri 250 civilë, duke përfshirë gratë dhe fëmijët”.
Në internet është paraqitur videoja direkte e dëshmitarëve nga fshati Akreb.
Burri në videoinçizim tregon se masakrën e kanë bërë forcat e regjimit. Djaloshi thotë ‘Xhejsh’ që don të thotë ushtria, ndërsa burri spjegon se djaloshi kështu u thotë Shebihave. Burri gjithashtu, thotë se ende 300 pengje tjera gjenden në dorën e ushtarëve Shebiha, dhe se me siguri do të i vrasin dhe do ti fajësojn pastaj ushtrinë çlirimtare.
Ndërsa djaloshi thotë se këta 300 personat veq janë të vrarë.
Në fund burri thotë se këta fëmijë, një vajzë dhe një grua janë nën kujdesin e tij dhe të ushtrisë çlirimtare. Kërkon nga kryqi i kuq të vijnë për ti shëruar ata, dhe të regjistrojnë versionin e tyre të ngjarjeve. Ai jep datën e vendin e ngjarjes që thotë se ajo ndodhi me 11 dhjetor 2012 në Hula.
Mesazhi/Sh.Hulaj