Kryeministri i regjimit sirian Wael el-Halki i mbijetoi një sulmi me bomba që kishte në shënjestër autokolonën e tij në qendër të Damaskut.
Sipas mediave ndërkombëtare, ky sulm në qendër të Damaskut është tregues i qartë se çlirimtarët e opozitës kanë marrë nën kontrollë lagje të Damaskut, dhe po operojnë brenda tyre. Qeveria dhe institucionet ushtarake janë të vendosura në qendër të Damaskut, ku sulmet ndaj tyre nuk kanë munguar.
Një fotot e aktivistëve dukej tymi i zi në rajonin e shpërthimit.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili ka një rrjet të burimeve në të gjithë Sirinë, tha se raportet fillestare treguan se një person që shoqëronte kryeministrin ishte vrarë.
/mesazhi/