Komandanti ushtarak në opozitë, betohet se do ti udhëheqë civilët drejtë një Sirie të re.
Fshati “Akreb” në provincen e Hama-s, ka përjetuar masakër të tmerrshme ku të paktën janë vrarë dhe plagosur 200 persona, nga bombardimet e forcave të regjimit pa dallim në njerëz.
Në të njëjtën kohë, janë vrarë me plumba të forcave të regjimit 147 persona të marten, raporton rrjeti për të drejtat e njeriut në Siri, dhe shumica e tyre janë nga Damasku dhe periferit e tij. Ndërsa përleshje të dhunshme pati edhe në veri të vendit, në urën Shugur dhe në Halep.
Nga ana tjetër, komandanti i këshillit ushtarak Sirian të sapoformuar, thotë se udhëheqësit e forcave opozitare, janë zotuar se nuk do të kërkojnë marrjen e qeverise, por atë do të ia besojnë qeveris civile kalimtare, nëse arrijn përmbysjen e Beshar Asadit.
Brigadieri, Salim Idris gjatë një interviste telefonike thotë se:”Ne nuk duam të marrim pushtetin ushtarak pas përmbysjes së Beshar Asadit”.
/Mesazhi/Sh.Hulaj