Të paktën 100 njerëz u vranë dhe një numër i panjohur i njerëzve të tjerë u plagosën në një sulm ajror në furrë në provincën qendrore Hama të Sirisë, thonë aktivistët.
Pritet të rritet bilanci i sulmëve në Halfije, thotë një grup aktivistësh.
"Ne nuk mund të vlerësojmë se sa njerëz u vranë. Kur kam shkuar atje, unë pashë një grumbull të organeve në terren të shpërnara. Kishte gra dhe fëmijë", tha aktivisti lokal Samir el-Hamavi.
Gjatë kësaj jave forcat opozitare kanë marrë kontrollin dhe kanë bërë përparimin e tyre në krahinën e Hama dhe i janë afruar qytetit Hama.
Aktivistët thonë se më shumë se 1,000 njerëz ishin duke pritur jashtë në radhë për benzinë dhe për bukë dhe miell.
"Ne nuk kemi marrë miell për rreth tre ditë dhe të gjithë tani shkuan në furrë, dhe një numër i madh prej tyre ishin gra dhe fëmijë", tha Hamavi. "Unë ende nuk e di nëse një nga të afërmit e mi është i vrarë."
/mesazhi/Shpend Hulaj