Kryeministri Erdogan ka premtuar se do të vazhdojnë punimet në parkun Gezi në qendër të Stambollit edhe pse kjo ka shkaktuar protesta të dhunshme ne vend.Kryeministri Erdogan akuzoi protestuesit për përdorimin e kësaj çështje si një justifikim për të krijuar tensione dhe u bëri thirrje atyre për të ndërprerë menjëherë shkatërrimet e mëtejshme.
Të gjitha përpjekjet përveç kutive të votimit janë jo demokratike, tha Erdogan duke shtuar se ai mund të thërrasë protesta milionëshe pro-qeveritare nëse dëshironte.
Korrespondentët thonë se çështja e parkut Gezi ka kaluar në një fazë zemërimi me të gjerë që po quhet nga kundërshtarët e partisë në pushtet si “islamizim” i vendit nga partia AK.
Vlen të theksohet se ndër protestuesit e sotshëm kishte edhe të tillë që gjatë protestës pinin alkool duke treguar kështu kundërshtimin e tyre edhe për ligjin e fundit ku kufizohet pirja e alkoolit në vend. /mesazhi/