Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe Kryeministri Erdoan nënvizoi se nuk do të lejojnë krijimin në Siri të një strukture të ngjashme me atë në Irak. “Për ne ka shumë rëndësi integriteti i Sirisë. Turqia nuk do të lejojë një strukturë të tillë si “Siria e Veriut”. Ajo na ngarkon neve kompetenca të ndryshme, na jep të drejta të ndryshme”- u shpreh shef i qeverisë së Ankarasë. Kryeministri Erdoan bëri për gazetarët vlerësime edhe lidhur me procesin e luftës kundër terrorit, duke sqaruar se qeveria ka marrë përsipër risk për zgjidhjen e këtij problemi. Kryeministri turk theksoi lënien e armëve si rrugëzgjidhje për mbarëvajtjen e procesit të zgjidhjes. “Në qoftë se terroristët kalojnë nga kufiri në një vend të dytë, atëherë “de fakto” do të fillojë edhe procesi në fjalë”, shtoi Erdoan. Lidhur me ekzistencën e elementëve terroristë në Kampin Mahmur Kryeministri Erdoan tha se “ky është një proces që duhet zgjidhur duke biseduar me OKB-në”./trt/[justify]