Avionët luftarakë izraelitë sulmuan një qendër kërkimore ushtarake në Damask, tha Komanda Ushtarake Siriane.
Zyrarët sirian mohuan raportet se aeroplanët kishin goditur një konvoj që barte armë nga Siria për në Liban.
Dy persona u vranë dhe pesë janë plagosur në sulmin e së mërkurës mbrëma.
Ndërtesa e sulmuar u shkatërrua plotësisht, njofton një deklaratë nga mediat shtetërore të Sirisë.
Burimet thanë për Reuters se avionët izraelitë më herët kishte bombarduar një kolonë në kufirin e Sirisë me Libanin, por me sa duket i synimi i tyre ishte goditja e konvojit me armë të destinuara për Hezbollahun.
/mesazhi/