Avionët izraelit goditën një zonë afër termocentralit të vetëm në Gaza.
Izraeli filloi dy sulme ajrore në Rripin e Gazës në orët e hershme të mëngjesit të së martës, por nuk raportohet për të plagosur.
Sipas agjencisë Anadolu, avioni izraelit goditi në një zonë afër termocentralit të vetëm në Gaza, duke mos shkaktuar viktima.
Pak më vonë, avionët izraelit bombarduan një zonë të pabannuar në jug të Rripit të Gazës, pranë kampit të trajnimit të Brigadës Ezzedeen Al-Qassam, krahu i armatosur i grupit të rezistencës Hamas, ku gjithashtu nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Avionët izraelitë me javë të tëra kanë vënë në shënjestër luftëtarët palestinezë duke kthyer politikën vrasëse të Izraelit.
Në nëntor të vitit 2012, Izraeli nënshkruan një armëpushim të ndërmejtësuar nga Egjipti me grupet e rezistencës në Gaza.
Armëpushimi u pasua nga tetë ditë të bastisjeve të rrepta izraelite në Gaza që la rreth 190 palestinezë të vdekur dhe më shumë se 1.500 të plagosur./mesazhi/