Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] SHBA serish sulmon Irakun | |
- Presidenti amerikan Barak Obama autorizoi sulmet ajrore në Irak, me arsyetimin për të mbrojtur personelin amerikane në qytetin verior të Irakut, Erbil. "Sot Amerika po vjen për të ndihmuar", tha Obama gjatë një fjalimi televiziv natën vonë. "Kur jeta e qytetarëve amerikanë është në rrezik, ne do të marrim masa, të cilat janë përgjegjësia ime si komandant i përgjithshëm, dhe kur shumë civilëve të pafajshëm përballen me rreziqe, kur ne kemi kapacitet për të bërë diçka, atëherë ne do të marrim masa. " SHBA do të nisë sulmet ajrore kundër militantëve të ISIL-it në qytetin Erbil, kryeqyteti kurd i Irakut, tha Obama. Konsullata e Uashingtonit në qytet është strehë e diplomatëve si dhe personelit ushtarak amerikan. "Ne synojmë që të qëndrojmë vigjilent dhe të marrim masa nëse këto forca terroriste kërcënojnë personelin tonë apo objektet kudo në Irak." Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha në një deklaratë të lëshuar për shtyp se sulmet e shtetit islam ndaj civilëve të pafajshëm, përfshirë sektit Jezid dhe grupeve të pakicave të krishtera janë shenja paralajmëruese dhe vulë e genocidit." "ISIL nuk është duke ofruar asgjë për askënd, përveç kaosit dhe vrasjeve të pamëshirshme. Me një krizë humanitare që po shkon duke u shtuar, me njerëz të uritur dhe të sëmurë çdo ditë, nuk kemi asnjë minutë për të humbur," shtoi ai. Avionët amerikanë kanë filluar tashmë hudhjen e ndihmave humanitare të ushqimit dhe ujit, njoftoi Obama gjatë fjalës së enjtes. Ai këmbënguli se trupat luftarake amerikane nuk do të vendosen në Irak, "sepse nuk ka zgjidhje ushtarake amerikane për krizën më të madhe në Irak." Trupat amerikane u larguan nga vendi në vitin 2011. /mesazhi/:
| |
|