Mbështetësit e presidentit të Egjiptit Muhamed Mursi organizuan një raund të ri të mitingjeve të freskëta kundër grusht shtetit ushtarak që rrëzoi liderin e parë të zgjedhur përmes votave.
Gjatë 113 ditëve të fundit, demonstruesit anti-puçist kanë organizuar mitingje kundër përmbysjes ushtarake të presidentit, duke kërkuar kthimin e legjitimitetit në vend.
Protestat e sotme u thirrën nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit, një koalicion i grupeve pro-demokracisë.
"Kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga grushti ushtarak dhe kemi pasoja të tmerrshme në të gjitha nivelet, duke filluar nga shtypja e protestave anti-grushtit të shtetit," tha Koalicioni në një deklaratë të enjten.
Mursi, udhëheqësi i parë i zgjedhur i Egjiptit, u hoq nga pushteti nga ana e ushtrisë, pas protestave komplotiste që filluan më 30 qershor.
/mesazhi/