Katër vetë u vranë gjatë tubimeve të organizuara të premten në Suez dhe Aleksandri. Katër vetë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën gjatë protestave të premten nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi, ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë në Egjipt.
Në deklaratë thuhet se tre viktima janë raportuar në qytetin e kanalit të Suezit dhe personi i katërt i vrarë është nga qyteti i Aleksandrisë.
Aleanca Kombëtare për Mbrojtje të Legjitimitetit ka organizuar këto protesta për të kërkuar bojkotimin e referendumit të kësaj jave për një version të ndryshuar të kushtetutës së vitit 2012.
Për 192 ditët e fundit, mbështetësit e Mursit kanë organizuar protesta pothuajse çdo ditë për të denoncuar grusht shtetin ushtarak kundër presidentit të zgjedhur të Egjiptit dhe të kërkojnë rivendosjen e tij./mesazhi/