Egjipt
Të paktën 1 person ka vdekur dhe 37 u plagosën në Egjipt përderisa ishin duke marrë pjesë në protestat pro-demokracisë në qytetin bregdetar të Aleksandrisë.
Në një deklaratë për media, Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit tha se disa nga të plagosit janë shkelur nga një automjet ushtarak.
Pamjet e një videoje ku shihet shtypja e protestuesve u shpërndanë në mediat sociale, ku shihet një turmë në panik që shkelet nga tanku.
Katër anëtarë të Vëllazërisë Myslimane janë arrestuar kur forcat e sigurisë shpërndanë protestën. Një burim mjekësor tha se nuk ka viktima, por dëshmitarët rrëfejnë për një të vrarë i cili u qëllua në qafë, kur forcat e sigurisë u përpoqën për të shpërndarë një protestë në qytetin Nasr. /mesazhi/