Izraeli e di se çfarë do të bëjë, në qoftë se Rusia shpërndan sisteme mbrojtje kundërajrore të tipit "S-300" në Siri, u shpreh sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon.
"Shpërndarjet nuk janë ndërmarrë dhe shpresoj të mos ndodhë. Por në qoftë se, "S-300" mbërrijnë në Siri, ne e dimë se çfarë do të bëjmë", deklaroi Yaalon.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, deklaroi pak më parë, në Moskë se shpërndarjet e planifikuara të raketave "S-300" në Siri janë një faktor i stabilizimit, që kanë në plan të pengojnë çdo ndërhyrje të jashtme në konflikt.
/trt/