Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Nuk do të lejojmë që dikush të na fut në loja të pista | |
- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk do të lejoj që disa faktorë ta rrezikojnë paqen dhe rendin publik në vend. Ai tha se Turqia nuk do të lejoj që disa faktorë ta futin në lojëra të pista ndërkombëtare duke e shfrytëzuar qytetin Kobani në Siri si justifikim. Ai u bëri thirrje qytetarëve të jenë të qetë dhe arsyeshëm. “Shikoni kë e sulmojnë këta terrorist. Sulmojnë vëllezërit tanë kurd, sulmojnë gratë e mbuluara. Sulmojnë tregtarët të cilët me mund të madh fitojnë kafshatën e bukës. Sulmojnë shkollat, bibliotekat. Ata djegin librat, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe barbarët më parë. Kanë djegur biblioteka në Bagdad, Aleksandri, Andaluzi dhe Sarajevë. Edhe nëse kalojnë mijëra vite, ata që e bëjnë këtë gjithmonë do të mbesin barbarë”, deklaroi presidenti turk., njofton preporod. Ai tha se disa grupe në Turqi me vetëdije provokojnë probleme për të nxitur mosbesim në vend. Ata duan që fëmijët kurd të mos shkojnë në shkollë të mos mësojnë dhe të mbeten të paditur. Sepse nëse fëmijët kurd mësojnë nuk do të bëjnë atë që bëjnë barbarët. (Breziiri):
| |
|