Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Siri, vazhdon masakra në Homs Sun 26 Feb 2012 - 0:13 | |
| - Cito :
Në kohën kur Perëndimi dhe vendet e Ligës Arabe shtojnë presionet për ndalimin e dhunës në Siri, nga vendngjarja mbërrijnë informacione tejet të dhumbshme . Organizata të të drejtave të njeriut dhe burime të tjera nga opozita anti-Assad, raportuan për të paktën 53 të vrarë nga sulmet e ushtrisë vetëm ditën e shtunë. Dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Pjesa më e madhe e viktimave u regjistruan në qytetin e Homsit, kryeqendra e rebelëve, që për thuajse 20 ditë ndodhet në rrebeshin e artilerisë së rëndë të ushtrisë së presidentit Assad. 21 të vrarë u numëruan në këtë qytet, dhe 19 të tjerë në qytetin Hama, ndërsa 6 viktima u shkaktuan nga trazirat në zona të tjera të vendit.
Në Homs, ditën e hënë gjetën vdekjen edhe dy reporterë ndërkombëtarë; gazetarja Marie Colvin dhe një fotoreporter francez. Ata u vranë dhe disa të tjerë u palgosën teksa vendstrehimi i tyre u bombardua nga ushtria.
Siri, Kryqi i Kuq rinis negociatat
Kryqi i Kuq ka deklaruar se ka rinisur përpjekjet për të shpëtuar më shumë qytetarë sirianë të bllokuar nga bombardimet në qytetin e Homsit.
Ditën e premte, Kryqi i Kuq evakuoi shumë persona, për herë të parë që kur ushtria nisi bombardimet në lagjet e qytetit muajin e kaluar.
Dy gazetarë të huaj janë mes personave të plagosur, por nuk është e qartë nëse ata janë mes njerëzve që po largohen nga zonat e goditura.
Ndërkohë, po rritet presioni ndërkombëtar mbi presidentin Bashar al Assad për t’i dhënë fund ofensivave anti popullore që zgjasin prej 11 muajsh.
Ditën e premte, pas negociatash të gjata, autoambulancat siriane depërtuan në lagjen periferike Baba Amr, e cila ka qenë shënjestra kryesore e sulmeve të qeverisë.
Autoambulancat morën 20 gra dhe fëmijë, si dhe shtatë persona të tjerë që ishin të sëmurë apo të plagosur. Këta të fundit u transferuan në një spital të Homsit, bën të ditur KK.
“Kryqi i Kuq do të vazhdojë bisedimet dhe negociatat me autoritetet siriane dhe anëtarët e opozitës në mënyrë që të mund t’i bindim ato për evakuimin e personave të plagosur”, thuhet në një deklaratë.
“Ideja jonë është që të mund të evakuojmë personat e plagosur dhe të sëmurë, ata që janë në gjendje të dëshpëruar dhe kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor”, nënvizohet në të.
Londra në krah të opozitës siriane
Shefi i diplomacisë britanike William Hague ka deklaruar se Londra do të intensifikojë lidhjet me opozitën siriane dhe se vetë ai do të takohet me udhëheqësit e Këshillit Kombëtar Sirian.
“Ne, bashkarisht me vendet e tjera, do t’i trajtojmë ata dhe do t’i njohim si përfaqësuesit legjitimë të popullit sirian”, deklaroi Hague.
Ministri i Jashtëm britanik e cilësoi qeverinë e Assad-it si një regjim kriminal. Kina dhe Rusia kanë sinjalizuar kundërshtimin e tyre për veprime ndaj Sirisë, por z.Hague tha se kinezët po rishikonin qëndrimin e tyre.
Britania ka kërkuar gjithashtu intensififkimin e sanksioneve ekonomike për të shtrënguar darën ndaj regjimit të Damaskut.
Zyrtarët më të lartë britanikë janë takuar edhe më herët me përfaqësues të opozitës siriane, siç ishte takimi i para pakë kohëve në Londër, por kjo është hera e parë që Britania deklaron se do njohë opozitën si përfaqësuese legjitime të popullit dhe jo Assad-in.
Foreign Office njoftoi se ish-amabasadori britanik në Beirut, Francis Guy ishte caktuar si i dërguari i posaçëm, i cili do të bashkëpunojë me udhëheqësit e opozitës siriane në mërgim.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Britania do t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për furnizimin me armë, edhe pse ekziston një marrëveshje e BE-së për embago armësh në Siri.
Një embargo e ngjashme ka ekzistuar edhe me Libinë, por ajo nuk e frenoi dërgimin e armëve dhe ndihmës ushtarake për rebelët libianë që luftonin kundër regjimit të Gaddafi-t.
Përveç mospëlqimit të Rusisë dhe Kinës, i ndryshëm në rastin e Libisë, të gjitha shenjat janë thuajse të ngjashme më atë çka ngjau në Libi kur regjimi i Gaddafi-t ushtronte represion dhe përdorte ushtrinë kundër popullit të vet.
Arabia Saudite, armë për opozitën siriane
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha gjatë konferencës për Sirinë në Tunizi, që mbështetja e furnizimit me armë të rebelëve që luftojnë regjimin e Assad është një ide e shkëlqyer, pas komentit që Obama bëri për të përdorur çdo mjet në dispozicion, për të ndaluar masakrën.
Arabia Saudite mbështet armatosjen e ushtrisë guerile opozitare të Sirisë, pas komenteve për një mundësie ndërhyrjeje nga ana e superfuqisë sunite muslimane, për shtypjen e rebelëv nga ana e regjimit të Asad.
Ministri i Jashtëm Saudit, princi Saud al-Faisal, e përshkroi armatosjen e Ushtrisë Çlirimtare Siriane si një "ide të shkëlqyer" në një takim inaugurues në Tunizi të një grupi anti-Asad, të quajtur Miqtë e Sirisë.
Italia: Jo ndërhyrje ushtarake
Italia është zëri i radhës i ngritur kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Siri për të ndalur dhunën e presidentit Bashar al Assad kundër popullit të tij.
Ministria e Jashtme italiane ka përgënjeshtruar zërat se Italia, bashkë me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Turqinë, janë shprehur për një ndërhyrje ushtarake në Siri. Mediat publikuan këtë lajm pas takimit të “miqve të Sirisë” në Tunizi.
Por përgënjeshtrimet erdhen me radhë edhe nga Londra dhe Ankaraja, ndërkohë që Franca dhe Uashingtonit nuk janë shprehur ende për këto lajme. Por gjithsesi, për momentin zgjidhja e vetme mbetet ajo politike./tch/ | |
|
Shemsi S.Moderator
Numri i postimeve : 1500 Data e regjistrimit : 26/11/2009 Nacionaliteti-Sheti : Köln-Deutschland
| Titulli: Re: Siri, vazhdon masakra në Homs Sun 26 Feb 2012 - 1:28 | |
| All-llahu re ruajt vella per ket posstim por me te thanun te drejten nuk muna me nejten pa e komentu mllefin tim per kete tem se zemra po me digjet per terrorrin qe poe ben ai qafiri Asadi mbi popullin e pafashem ,si dhe per ligen arabe qe nuk intervenojne usharakisht jo sot e neser e blla blla e atje njerezit digjen e pervelohen e te ngratit kerkojne ndihme e premitime te kota -
Pra All-llahu i ruajte popullaten civile dhe te pafajshmit ,,e sa per vendet arabe marrre dhe turp --po qka po presin ma deri sa te farohen krejt --jo valla fjale por verpim All-llahu na ndihmon ne qoftese i luftojme ,,por le ti mshojne pa rezolut e mos ta lajne sikurse bosnjen me nje kohe ku njerezit u masakrojshin dit per dite ,,valla per ligen arabe eshte turp qe po presin ,nuk di nuk di prej meje vetem All-llahu i ndihmofte se une nuk kam fuqi se i kisha zhduken nga faqja e dheut.... | |
|