Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Siri: Forcat qeveritare vazhdojnë sulmet në Hama, Homs dhe Dara Fri 17 Feb 2012 - 0:32 | |
| Presidenti sirian Bashar al-Assad ka urdhëruar mbajtjen e një referendum mbi kushtetutën e re këtë muaj, për të cilin thotë se do t’i jap fund sundimit pothuaj 50 vjeçar një partiak, ndërkohë që forcat qeveritare vazhdojnë sulmet në rajonet e rebeluara. Forcat qeveritare vazhduan sot bombardimet në qytetet Hama, Homs dhe Dara.
Nëse miratohet, referendumi i 26 shkurtit do të sjell një ligj të ri ri i cili do t’i heq statusin “udhëheqës të shtetit dhe shoqërisë’ partisë Ba’ath në pushtet. Media shtetërore dje tha se projektkushtetuta gjithashtu lejon zgjedhjen e presidentit për dy mandate 7 vjeçare, duke vendosur kufizim mandatesh për herë të parë në shumë dekada.
Ndërkohë aktivistët thonë se trupat siriane kanë nisur një ofensivë të re në Hama, qyteti i katërt në vend për nga madhësia. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se forcat qeveritare janë duke luftuar në lagjet e banuara duke përdorur makina të blinduara të pajisuara me mitralozë.
Në Homs, dëshmitarët thonë se ka vazhduar sulmi dy javor i forcave qeveritare dhe një shpërthim ka goditur një tubacion të naftës afër qytetit të kontrolluar nga rebelët suni në distriktin Baba Amr. Pamjet filmike tregojnë një prani të madhe të tankeve dhe trupave qeveritare në rrugët e qytetit Homs.
Organizata siriane e të drejtave të njeriut me seli në Britani, Observatori, njoftoi sot se ka patur bastisje dhe të shtëna në qytetin Dara si dhe bombardime të reja kundër lagjeve rebele Baba amr në Homs.
Në Damask, trupat elite kanë bastisur shtëpitë dhe kanë bërë arrestime.
Vendimi i presidentit al-Assad për mbajtjen e referendumit për kushtetutën e re ngrenë pyetjen nëse referendumi mund të zhvillohet në mbarë vendin në një kohë kur në shumë rajone zhvillohen beteja të përditshme mes trupave siriane dhe ushtarëve rebelë./voa/ | |
|