Protestat antiqeveritare në Siri kanë vazhduar edhe sot. Qindra njerëz janë tubuar në qytetin Dara, ku janë shënuar edhe përleshje ndërmjet protestuesve dhe forcave të regjimit.
Në qytetin e afërt Tafas, demonstruesit i kanë vënë zjarrin selisë së partisë Bath si dhe një stacioni të policisë.
Trazirat kanë vazhduar pavarësisht faktit që autoritetet kanë liruar mbi 200 të burgosur politikë, çfarë ishte kërkesë e protestuesve.
Autoritetet siriane thonë se 13 persona kanë humbur jetën në protestat e së premtes, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut flasin për të paktën 25 të vrarë.
Siria liron të burgosurit politikë
Autoritetet siriane kanë liruar mbi 200 të burgosur politikë, prej tëcilëve shumica islamistë, kanë bërë të ditur burimet zyrtare.
Këto të fundit thonë se 13 persona kanë humbur jetën në protestat e së premtes, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut flasin për të paktën 25 të vrarë.
Në rrjetin social Facebook kanë vazhduar edhe sot thirrjet për kryengritje në të gjitha zonat e Sirisë. Protestuesit kërkojnë largimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Asad, familja e të cilit sundon
Sirinë që 40 vjet.
Siria tërheq trupat nga qyteti i Daras
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka tërhequr policinë dhe ushtarët nga qyteti i Daras, që ishte epiqendër e protestave kundër sundimit të tij.
Dëshmitarët lokalë u kanë thënë agjencive perëndimore të lajmeve se frocat e sigurisë janë larguar në periferi të qytetit.
Autoritetet siriane thonë se 13 persona kanë humbur jetën në protestat e së premtes, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut flasin për të paktën 25 të vrarë.
(REL)