Vëzhguesit e armëpushimit në Siri nga Kombet e Bashkuara po e vizitojnë sot qytetin Homs, që ishte njëra nga qendrat e kundërshtimit të regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
Zyrtarët në Homs thanë se ekipi i OKB-së prej 7 vëzhguesve është takuar me guvernatorin e qytetit, para fillimit të vizitës.
Aktivistët thonë se luftimet dhe hedhja e predhave nga ana e trupave qeveritare janë ndalur, ndërsa ushtria i ka fshehur tanket para vizitës së ekipit të monitoruesve.
Këto raporte nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit i OKB-së debaton sot për një rezolutë me të cilën do të dërgoheshin edhe 300 monitorues në Siri, për ta vëzhguar armëpushimin e ndërmjetësuar nga i dërguari special i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan./rfe/