Edhe vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara, të cilët janë shpresa e fundit për të parandaluar dhunën në Siri, nuk ia dolën të ndalin gjakderdhjen në këtë vend.
Në raportin e tyre të publikuar vëzhguesit njoftuan se marrëveshja e armëpushimit mbeti vetëm në letër.
Ndërsa udhëheqja e Esadit duke reaguar ndaj deklaratave të vëzhguesve dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon tha se këto kritika vetëm se inkurajojnë kryengritësit.
Gjatë natës në kryeqytetin Damask janë dëgjuar shpërthimet të fuqishme, ndërsa të shtënat e armëve të zjarrit nuk u ndalën deri në mëngjes.
Forcat e sigurisë bastisën një fshat ku ishin të strehuar ushtarët të cilët u larguan nga ushtria e rregullt dhe masakruan 6 fshatar dhe 4 ushtarë.
Zëdhënësi i Delegacionit të Revolucionit të Sirisë për qytetin Lazkije njoftoi se rreth 30 ushtarë në mesin e të cilëve kishte edhe oficer janë bashkëngjitur radhëve të Ushtrisë së Sirisë së Lirë.
Njoftohet se pas largimit të grupit nga ushtria e rregullt në lagjen turke të qytetit Lazkije, Ummul Tujur u jetuan përleshje të ashpëra.
Ndërkaq në përleshjet e dala gjatë një sulmi të organizuar ndaj një baze detare të ushtrisë siriane pati edhe të vrarë dhe të plagosur.
Është bërë e ditur se në Liban është kapur një anije me pretekst se transporton armë për opozitarët sirian.
Lidhja Arabe kërkoi nga Kombet e Bashkuara të vihet në lëvizje ndaj shkeljes së hapur të armëpushimit.
Ndërsa udhëheqja e Esadit reagoi ashpër ndaj kritikave të OKB-së për shkeljen e armëpushimit dhe deklaroi se këto lloj deklaratash vetëm se inkurajojnë opozitarët./trt/