Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Erdoan bisedoi në telefon me Medvedevin për gjakderdhjen në Siri Fri 10 Feb 2012 - 11:16 | |
| Turqia vazhdon trafikun e saj diplomatik për të ndaluar gjakderdhjen në Siri.
Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan zhvilloi një bisedë të gjatë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Dimitrij Medvedev, ku theksoi se regjimi sirian e ka humbur legjitimitetin.
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan në bisedën telefonike me Medvedevin, i përcolli këtij të fundit keqardhjen dhe shqetësimin lidhur me veton që përdori Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndaj projektrezolutës në lidhje me Sirinë.
Erdoan tërhoqi vëmendjen se numri i viktimave në Siri i ka kaluar të 7 mijë vetët, ndërsa tha se gjakderdhja në këtë vend duhet të ndalet urgjentisht.
Kryeministri turk theksoi se regjimi sirian e ka humbur plotësisht besueshmërinë dhe legjitimitetin dhe se të gjithë kanë përgjegjësi morale përballë zhvillimeve.
Në këtë bisedë telefonike u vendos që Turqia me Rusinë të punojnë duke u këshilluar me njëra-tjetrën për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në Siri, dhe realizimin e një takimi mes ministrave të jashtëm të dy vendeve./trt/ | |
|