Selamun Alejkum.
Sa i takon leximit te Kuranit poqese eshte origjinal pa mar parasysh se eshte ne tel ose ne leter ska rendesi, me rendesi eshte qe te mund te lexohet sipas rregullave te leximit duke mos i anashkaluar asnji shkronje( harf).
Sa i takon leximit ne gjuhen shqipe vlera e tij eshte se ke dobi vet ne lexim ngase e kupton per cka behet fjal, mirepo ne aspektin e sevapeve(shperblimeve) nuk ka si ne gjuhen Arabe, sepse ne gjuhen shqipe eshte perkthim i perkthyesit e kjo duhet te kihet parasysh se perkthyesi e ka bere perkthimin ashtu si ka mendu se mund te jet, a ne realitet ndoshta me kalimin e kohes ai ajet mund te ndryshoj edhe ne komentin e tij.
Sespe Kurani eshte gjuh e Zotit qe don te thot se Dituria e Allahut eshte e pakufishme ndersa perkthimi pasi qe eshte perkthim i njeriut eshte i kufizuar.
Sido qe te jet per sevape mir eshte te lexohet ne gjuhen Arabe, ndersa per ta kutpuar duhet te lexohet ne at gjuh qe e flet personi.
Allahu e din me se miri.
Me respekt