Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Jeta pa telefon,shumë e mërzitshme Sat 2 Jun 2012 - 14:04 | |
| - Cito :
Disa vite më parë jetonim me frikë se "s`mund të jetohet pa SMS",ndërsa tani jetojmë me frikën e humbjes së telefonit të pajisur me internet. 66% e personave të cilët i dhanë përgjigje një ankete të realizuar në angli u shprehën të frikësuar nga mundësia e humbjes së telefonit.
Ata kanë përzgjedhur fjalën "shumë e mërzitshme" Për t`iu përgjigjur pyetjes se si do të ishte jeta pa celular.Të rinjtë kërkojnë të qëndrojnë vazhdimisht të lidhur me rrjetet sociale.
Fjala "nozofobi" e rrjedhur nga fjala angleze "no mobile phobia" ose thënë ndryshe "frika e ngecjes pa telefon" ndikon më shumë tek të rinjtë që kërkojnë të qëndrojnë vazhdimisht të lidhur me rrjetet sociale.Ky term është përdorur për herë të parë në Angli dhe në një anketë të realizuar, 66 % e pjesëmarësve i janë përgjigjur me fjalët "shumë e mërzitshme" pyetjes se si do të ishte jeta pa celularë.Kjo mesatare rritet më shumë tek grupmoshat 18-24 vjeç duke arritur në 76% Krahas kësaj 40% e pjesëmarësve në anketë zotërojnë një telefon të dytë.
"Me daljen në pah të smartfonëve puna ka ndryshuar dhe përhapja e tyre nuk njeh kufij.Ku jam? A mund të gjej një lokal afër? Në fundjavë do të marr biletën, planifikoj natën e të tjera...", shprehet Damien Dauani nga agjencia "Fada" rreth teknologjive të reja.
"Pak vite më parë shfaqej një lloj nomofobie tek SMS-të dhe brezi i asaj kohe cilësohej si brezi i gishtërinjve por me kalimin e kohës dhe me lidhjen direkte të celularit me internetin tashmë celulari mund të dërgojë rreth 10 mij sms.Refleksi i Googel ka kaluar tani në telefonat mobile, kam nevojë për informacion dhe aty gjej çdo përgjigje.Tashmë çdo gjë është lehtësuar", shprehet Douani.
Në një studim të ngjajshëm të zhvilluar muajin e kaluar në Francë 22% e francezëve e konsiderojnë si "të pamundur" kalimin e një dite pa telefon.Kjo mesatarisht arrinë në 34% tek brezi 15-19 vjeç.Në studimin e zhvilluar nga kompania "Mingle" me pjesmarrjen e 1500 përdoruesve të celularit, 29% prej tyre pohuan se mund të heqin dorë nga telefonat e tyre për 24 orë por me shumë vështirësi, ndërsa 49% pohuan se nuk e kanë problem mospërdorimin e celularëve. "Ne mund ti kuptojmë personat e lidhur me smartfonët sepse ato ndajnë çdo gjë me to.Nëse do ta humbnin apo do t`i prishej, do të ndihen të ndarë nga bota.Është një aparat i jashtëzakonshëm.Jam përballur edhe me njerëz të tillë të cilët preferojnë të hapin hart në celularin e tyre se sa të më pyesin mua për rrugën e kërkuar", shprehet Phil Marsa organizatori i Ditës Botërore pa Celularë të organizuar 10 vitet e fundit.
| |
|