Lufta në Siri ka marrë jetën e më shumë se 32.000 njerëzve, shumica prej tyre civilë, që nga shpërthimi i kryengritjes popullore kundër regjimit në mars të vitit të kaluar, thotë OSDH nga Londra, gjersa ushtria qeveritare vazhdon me ofensivën kundër kryengritësve në zonat që po mbahen nga ata.
Vetëm të hënën se paku 183 persona u vranë, raportojnë aktivistët lokal, ndërsa numri i të vrarëve vetëm gjatë javës sa kaluar ka arritur në 1000.
“Të paktën 22.980 civilë, 7884 ushtarë dhe 1215 dezertorë nga ushtria janë vrarë gjithsejtë” sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Këto të dhëna bazohen në rrjetin e gjerë të aktivistëve lokal si dhe mjekëve, thonë nga OSDH.
Llogaritjet nuk përfshijnë shumë viktima të paidentifikuara, e as mijëra të tjerë që janë zhdukur apo janë burgosur. Po ashtu në këtë numër nuk përfshihen forcat paramilitare të regjimit./mesazhi/