Ekipet e shpëtimit në Pakistan po përpiqen të shpëtojnë të mbijetuarit e një tërmeti masiv që goditi vendin. Ky tërmet ka vrarë më shumë se 200 njerëz dhe ka rrafshuar mijëra shtëpi të ndërtuara nga balta.
Tërmeti me magnitudë 7.7 goditi rrethin Avaran të Balochistanit, dhe kishte një thellësi prej 15 km.
Zyrtarët thanë për Al Jazeera se shumë njerëz ende mbeten të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Ushtarakët pakistanez ndërkaq kanë thënë se ushtria ka filluar operacionet e shpëtimit në këtë zonë.
Zona e goditur nga tërmeti ishte ndër më të pazhvilluarat në vend, dhe mungesa e infrastrukturës po e bën edhe më të vështirë procesin e shpëtimit. /islamieshtedrit/