Dy ingjinier të ndërtimit të ndërtesës famkeqe në Bangladesh janë arrestuar, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 340 persona.
Pronari i ndërtesës tetë-katëshe që u rrëzua është ende në arrati. Ndërkohë rreth 1000 persona janë të lënduar dhe mbi 900 njerëz rezultojnë të zhdukur, njoftoi policia.
Zyrtarët thanë se ndërtesa Rana Plaza, në periferi të kryeqytetit Daka, ishte ndërtuar pa leje.
Incidentet e këtilla kanë ngritur pyetje serioze në lidhje me sigurinë e punëtorëve dhe pagat e ulëta, gjë që mund ta prishin reputacionin e vendit i cili është lider i prodhimit të rrobave për tregun evropian.
/mesazhi/