Numri i viktimave të masakrës në qytetin Hama të Sirisë ka arritur në 250.
Kurse në sulmet e ushtrisë në rang vendi, 16 persona kanë mbetur të vdekur.
Fshati Tremseh në fillim u rrethua nga njësitë përforcuese me tanke dhe më pas u hap zjarr nga helikopterët.
Forcat e sigurisë më pas hynë në fshat dhe qëlluan nga afër ndaj popullit.
Bëhet e ditur se në masakër ka më shumë se 250 viktima.
Ndërkaq sulmet vazhdojnë edhe në qytete të tjera të vendit.
Në zjarrin e hapur nga forcat e Esadit në Kryeqytetin Damask, qytetet Derae, Halep, Humus dhe Dejr'uz Zur, kanë mbetur të vrarë 16 vetë.
Kofi Annan bëri të ditur se javën e ardhshme do të shkojë në Moskë për të biseduar çështjen e Sirisë me autoritetet ruse.
Edhe qeveria e Kinës, i deklaroi Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara se do të punojnë me seriozitet mbi projektvendimin për Sirinë të propozuar nga vendet perëndimore.
Projektvendimi parashikon që regjimit të Esadit ti jepet shansi për të zbatuar planin e paqes së Ananit deri në 22 korrik dhe nëse nuk zbatohet ky kusht, atëherë parashikohet që sipas nenit numër 7-të të Këshillit të Sigurimit të detyrohet zbatimi i planit./trt/