Ministria e Financave të Malajzisë tha se ky vend ka tejkaluar parashikemt e rritjes ekonomike qe parashikohej të jetë 5%, duke e e ngritur këtë rritje në 8.5%.
Ministria e financave e publikoi lajmin në konferencën e mbajtur për fundvit, dhe shtoi se rritja ekonomike prej 5 % ka ardhur vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2012. Ajo shtoi se për vitin 2013, kjo rritje synohet që të vazhdoj edhe më tutje.
Zëvendës ministri i Financave Ahmad Husni tha: "Unë jam i bindur që ne mund të arrijmë më shumë se kaq bazuar në rolin e rëndësishëm të sektorit privat në drejtim të konsumit, aktiviteteve investuese dhe investimeve të huaja direkte”.
Ahmed Husni tha se sektori i minierave është duke kontribuar në rritjen ekonomike të vendit.
"Të gjithë këta faktorë tregojnë se Malajzia do të jetë në gjendje për të arritur një normë më të lartë të rritjes," shtoi ai.
Ahmad Husni tha gjithashtu Buxheti 2013 kishte parashikuar një rritje prej 4.5% sivjet, në 5.5% për vitin e ardhshëm.
"Ky është një opinion real, bazuar në normat e rritjes ekonomike".
Malajzia është vend me përqindje të madhe muslimane, dhe prej vendeve me zhvillimin më të madh ekonomik.
/mesazhi/