Qeveria e Tunizisë është duke hetuar një rrjet që besohet se janë dërguar të rinjtë për të luftuar në Siri. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Drejtësisë. Sipas mediave lokale, mijëra të rinj tunizianë janë rekrutuar nga rrjetet lokale dhe rajonale dhe po luftojnë kundër forcave qeveritare në Siri. Presidenti tunizian Moncef Marzouki, tha javën e kaluar se luftëtarët e kthyer nga Siria mund të “kërcënojnë” përpjekjet për të rivendosur sigurinë në Tunizi. Qeveria shpreson të mbajë zgjedhje në dhjetor, dhe në këtë mënyrë të ndihmojë për të shpëtuar një tranzicion demokratik, në vendin që nisi Pranvera arabe. Ministria tuniziane e Drejtësisë u kërkoi njerëzve të cilët merren me rekrutimin e njerëzve për të luftuar në Siri, për të kontaktuar me autoritetet kompetente. “Gjykata e Shkallës së Parë në Tunizi ka hapur një hetim në lidhje me rrjetet që ndihmojnë tunizianët për të udhëtuar në Siri për luftën kundër regjimit sirian", tha ministria. Por Kryeministri Tunizian Ali Larayedh tha javën e kaluar se autoritetet nuk kanë të drejtë ligjore për të ndaluar askënd që të udhëtoj në një vend tjetër. /mesazhi/