"Turqia mbështet fuqishëm luftën, që i gjithë populli sirian po bën kundër regjimit", tha Davutollu në këtë takim të planifikuar më parë, siç mësohet nga burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Gjatë takimit u vlerësua edhe situata e refugjatëve sirianë në kampet turke.
Këshilli Kombëtar i Sirisë shprehu nevojën për mjekë dhe mësues, që njohin mirë gjuhën arabe.
Në mbledhjen, që do të fillojë nesër në Katar, opozita siriane synon të mblidhet nën një strehë të vetme dhe nëse arrihet me sukses ky qëllim, atëherë më 8 nëntor do të organizohet një tjetër takim, sërish në Katar, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të vendeve mbështetëse të opozitës siriane.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, në një prononcim të sajin gjatë vizitës në Kroaci, kishte theksuar se edhe opozita siriane duhet të përfaqësohej në Organizatën e Kombeve të Bashkuara duke e shpjeguar këtë me fjalët: "Dhunën e përjetojnë më tepër njerëzit, që janë në frontin e luftës. Në OKB duhet të dëgjohet edhe zëri i tyre. Opozita nuk mund të përfaqësohet nga persona, të cilët nuk jetojnë prej 40 vitesh në Siri."/trt/