Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] TIKA ndihmon Senegalin në luftën kundër Ebolës | |
- DAKAR (AA) - Në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA), u trajtuan 1500 persona nga kontrolli shëndetësor nga qytetet Kolda dhe Bagdadji të Senegal'it. Shoqata në Mbështetje të Arsimit të Lartë në Afrikë (CACSUP), e cila është themeluar nga Zyra e Koordinimit të Programit në Dakar dhe pedagogët e Universitetit Dakar, në bashkëpunim me agjensinë TIKA, kaluan në kontrollin shëndetësor 1500 persona nga qytetet Kolda dhe Bagdadji, qytete në kufi me Republikën e Gineas dhe që njihen si zonat më të varfëra të Senegalit dhe nga Medina Charif i cili njihet si “fshati i lebrozëve” dhe iu shpërndanë medikamente banorëve. Përveç kësaj ekipet kontrolluan edhe kafshët e zonës. Në lidhje me vizitat shëndetësore raportoi për reporterin e AA Koordinatori i TIKA Anıl Ertekin, i cili tha se se bashkë me 26 pedagogë nga Universiteti Dakar kanë realizuar kontrollin shëndetësor, në veçanti banorët të cilën gjenden nën kërcënimin e Ebola, duke i informuar në lidhje me sëmundjen dhe për metodat e mbrojtjes si dhe kanë shpërndarë 1000 kuti dizinfektues. Ertekin, duke theksuar faktin se në përgjithësi në Senegal si agjenci TIKA kanë realizuar kontrolle të ngjashme shëndetësore, u shpreh: “Ky kontroll shëndetësor mbart rëndësi në dy pikëpamje. Jugu i Senegalit njihet si zona më e varfër. Në veçanti në stinën ku gjendemi ka një nevojë të madhe për shërbimin shëndetësor. Si TIKA jemi këtu edhe për të përballuar këtë, por edhe se në këtë zonë në kufi me Republikën e Gineas, zonë në të cilën kanë filluar të vërtetohen rastet e Ebola. Përveç kësaj kemi edhe një qëllim për të ndërgjegjësuar banorët në lidhje me sëmundjen e Ebola-s dhe për t’iu treguar atyre metodat dhe rrugët e mbrojtjes”.:
| |
|