Qeveria e SHBA-ve i ka dhuruar Egjiptit 584 milion dollarë ndihma ushtarake, që paraqet gjysmën e shumës totale vjetore prej 1.3 miliard dollarësh. Pagesa është bërë nga administrata në Uashington, edhe pse ajo është aktualisht duke e rishqyrtuar ndihmën ushtarake për shkak të grushtit të shtetit dhe represionit në Egjipt që nga fillimi i korrikut.
Një zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jennifer Bsaki, shpjegoi se qeveria është duke e "monitoruar vazhdimisht" ndihmën ndaj Egjiptit.
Ushtria Egjiptiane është autor i masakrave të fundit në Egjipt, ku nga tre korriku më shumë se 3000 persona janë vrarë, mbi 10.000 janë plagosur dhe 30.000 aktivistë janë arrestuar. /mesazhi/