Bashkimi Evropian i kërkoi qeverisë ushtarake të Egjiptit që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme sa më shpejt të jetë e mundur. Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrinë Eshton gjithashtu bëri thirrje për lirimin nga burgu të atyre që mbahen pa akuza, duke theksuar dëshirën për të vazhduar partneritetin me Egjiptin. Megjithatë, ajo tha se gjendja aktuale nuk lejon vendin për të ecur përpara.
Reuters njofton se Ashton nuk është e kënaqur me "reformat kushtetuese në Egjipt”, dhe tha se ato duhet ecur përpara dhe të reflektohen në terren. Ajo tha se Bashkimi Evropian duhet të monitoroj referendumin kushtetues. /mesazhi/