Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Qeveria e Egjiptit jep dorëheqjen | |
- Kryeministri i grusht shtetit egjiptian Hazem el-Beblawi tha se qeveria e tij ka dhënë dorëheqjen, një hap ky që pritet të hapë rrugën për shefin e ushtrisë Abdel Fatah al-Sisi që të deklaroj kandidaturën e tij për president. "Sot kabineti mori vendim për të ofruar dorëheqjen," tha para pak çastesh Beblawi në një deklaratë për televizionin shtetëror. Ai nuk dha asnjë arsye të qartë për vendimin. Presidenti i përkohshëm i grusht shtetit të Egjiptit, Adly Mansour, kërkoi nga Beblawi për të drejtuar punët e qeverisë deri sa të zgjedhet një kryeministër i ri, citon agjencia shtetërore e lajmeve al-Ahram. Beblawi u emërua si kryeministër pasi ushtria rrëzoi presidentin legjitim Muhamed Mursi korrikun e kaluar, pas protestave të komplotuara kundër qeverisjes së tij. /mesazhi/ :
| |
|