Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Përqahet qeveria izraelite, Lieberman del nga koalicioni | |
- Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman ka njoftuar se partia e tij po i jep lamtumirën kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke shërndarë koalicionin “Likud-Beiteinu”. Sipas të përditshmes izraelite Haaretz, Lieberman kritikoi trajtimin Netanyahun për shpërthimin e fundit të tensioneve midis autoriteteve izraelite dhe palestinezëve. "Mosmarrëveshjet mes meje dhe kryeministrit janë themelore, dhe nuk lejojnë partneritet të ardhshëm", tha Lieberman. "Unë nuk jam duke sulmuar kryeministrin. Ai ka të drejtë në pikëpamjet e tij, por unë i shoh gjërat ndryshe," tha Lieberman. Megjithatë, Lieberman vuri në dukje se qeveria e koalicionit do të vazhdojë të funksionojë së bashku me partinë e tij dhe ministrat. Lieberman dhe Ministri i ekstremit të djathtë Naftali Bennett kanë bërë thirrje për një operaion në shkallë të gjerë në Gaza dhe kanë qenë në kundërshtim me Netanyahu, i cili në fillim të javës e kaluar bëri thirrje për qeverinë që të jetë "e ekuilibruar dhe e përgjegjshme" dhe jo inflamatore dhe e stuhishme." Dorëheqja e Ministrit të Jashtëm të Izraelit nga koalicioni godet fort qeverinë e Netanyahut, duke reduktuar vendet e tyre në parlament nga 31 në 20. /mesazhi/:
| |
|