Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Forcat izraelite plagosën 49 palestinezë | |
- Në dy incidente të ndara, në Bregun Perëndimor dhe Gaza kanë mbetur deri në 49 palestinezë të plagosur pasi forcat izraelite i qëlluan me plumba gome dhe municion të vërtetë. Të paktën 35 palestinezë u plagosën me armë zjarri nga izraelitët gjatë përleshjeve mes tyre dhe të rinjëve palestinezë në qytetin e vjetër Al-Khalil në jug të Bregut Perëndimor, kanë thënë dëshmitarët të premten. Përleshjet shpërthyen kur trupat e ushtrisë izraelite bllokuan protestën e mbajtur në kuadër të një fushate " Rinia palestineze kundër vendbanimeve " dhe Komiteti për Mbrojtjen e Al-Khalil për të shënuar 20 vjetorin e masakrës së xhamisë Ibrahimi. " Ushtarët izraelitë qëlluan me breshëri granata tymuese dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, pasi këta të fundit iu afruan hyrjes së qytetit, " tha për Agjencinë Anadolu Rajeh Abu Agamiyeh, anëtar i Komitetit për Mbrojtjen e Al- Khalil. Ndërkohë, katërmbëdhjetë palestinezë janë plagosur me municion të vërtetë nga trupat izraelite, përfshirë një fëmijë, në afërsi të kufirit mes Rripit të Gazës dhe Izraelit të premten, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Një numër i aktivistëve palestinez organizuan protesta të premten në Jabalia në veri të Gazës për të denoncuar pushtimin e vazhdueshëm izraelit të tokës palestineze dhe shkeljet e vazhdueshme të trupave izraelite./mesazhi/ :
| |
|