E shtune 16 Nëntore 2013 17:25Dëshmitarët okular kanë konfirmuar raportet se forcat izraelite arrestuan katër fëmijë palestinezë të moshës 5-9 vjet pas një aksioni të dhunshëm në në Bregun Perëndimor. Duart e të miturve u lidhën me shirita plastike dhe më pas u futën me dhunë në automjetet policore, njoftuan dëshmitarët.
Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite pranoi se janë arrestuar disa të mitur, dhe tha se ata janë marrë nën arrest pasi po protestonin ndërtimet e reja izraaelite në territoret e pushtuara palestineze. Ajo tha se "kur ushtarët e kuptuan moshën e tyre, ata u liruan".
Kohët e fundit, arrestimet ndaj të miturve palestinez janë shtuar dukshëm, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut kanë alarmuar për praninë dhe keqtrajtimin e mijëra të miturve palestinez në burgjet izraelite. /mesazhi/