Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Betohet qeveria e re palestineze | |
- Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u betuan sot në qeverinë e unitetit, pasi kapërceu një mosmarrëveshje të minutës së fundit me Hamasin. Ministrat në administratën e re palestineze, e që Abbas ka thënë që nuk do të jenë nga sfera politike, u betuan në një ceremony solemne në Ramallah, në selinë e qeverisë palestineze të Bregut Perëndimor. Tre ministrave nga Hamasi që janë duke drejtuar Rripin e Gazës iu refuzua hyrja në Bregun Perëndimor. Ndërsa një ngërc i minutës së fundit u zgjidh të hënën, tha një zyrtar i Hamasit. Hamasi kishte njoftuar se nuk do të mbështesë administratën e re për shkak të një vendimi të Abbasit për të shkatërruar Ministrinë e Punëve të të Burgosurve, dhe ta zëvendësoj atë me një komision që do të ishte jashtë kontrollit të kabinetit qeveritar. Por zyrtari i Hamasit Salah Al- Bardaveel tha se palët ranë dakord se ministria do t'i jepet kryeministrit Rami El- Hamdallah, dhe mosmarrëveshje midis Hamasit dhe Fatahut tashmë është zgjidhur. Një zyrtar palestinez tha se Abbas donte të mbyllë ministrinë për të siguruar fonde të vazhdueshme perëndimore për qeverinë e re, pasi disa donatorë ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se nuk do të mbështesin një administratë që lufton për palestinezët e burgosur. Qeveria palestineze paguan paga mujore për familjet e të burgosurve, ndërsa Izraeli thotë se kjo inkurajon sulme kundër forcave të tij të sigurisë. Izraeli i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që të shmang mbeshtetjen per qeverine ku perfshihet Hamasi, pavarësisht nëse ministria e të burgosurve mbijeton apo jo. /mesazhi/:
| |
|