Izraeli ka aprovuar sot lirimin e 26 të burgosurve palestinezë, duke zbatuar një marrëveshje parakusht për rifillimin e bisedimeve të paqes.
Izraeli dhe Palestina rifilluan bisedimet e paqes në muajit gusht në Jeruzalem, pas tre vitesh ngrirje të këtij procesi.
Megjithatë, Tel Avivi nuk ka ende një plan për të kufizuar ndërtimet e vendbanimeve hebreje në tokën e pushtuar palestineze, e që janë mospajtimi kryesor mes palëve.
Këto ndërtime konsiderohet të paligjshme edhe nga ligji ndërkombëtar, por Izraeli kundërshton këto argumente ligjore. Sipas marrëveshjes, rreth 100 persona pritet të lirohen nga burgjet izraelite, përderisa mijëra të tjerë gjenden në burgje të ndryshme qoftë edhe pa urdhër arresti. /mesazhi/