Kreu i lëvizjes islame Enhada, Sheikh Rashid Ghannouchi, tha të hënën se qeveria aktuale nuk do të japë dorëheqjen derisa alternativat të jenë gati.
Al- Ghannouchi mohoi marrëveshjen me ish- kryeministrin Al- Baji Qa'ed Al- Sebsi për t'u bërë presidenti i ardhshëm në këmbim të vazhdimit të qeverisjes së Enhadas.
Duke folur për gazetën algjeriane Al Khabar, Ghannouchi shpjegoi se qeveria nuk do të japë dorëheqjen menjëherë .
"Kjo nuk është përfshirë në nismën e dialogut si një kusht, por ajo ishte një kërkesë dhe mund të shtrohet kushtimisht si pjesë e diskutimeve," tha ai.
"Qeveria do të japë dorëheqjen përderisa nuk gjendet ndonjë alternative."
Ai shtoi se dorëheqja e qeverisë do të jetë masa e fundit në plotësimin e fazës kalimtare dhe kështu që kjo është lënë të vendoset nëpërmjet dialogut kombëtar .
Udhëheqësi i lëvizjes, e cila është duke drejtuar qeverinë e tanishme, tha se ata janë të hapur për të gjitha sugjerimet dhe se janë duke e pranuar iniciativën si bazë për diskutime.
Lidhur me thirrjen e presidentit tunizian për lirimin e presidentit egjiptian Muhamed Mursi, Ghannouchi tha se kjo thirrje ishte e natyrshme.
Ai tha se presidenti i vendit gjatë tërë jetës së tij ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut, dhe ka bërë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë. /mesazhi/