Kryeministri i Gazas Ismail Haniyeh hodhi poshtë pretendimet e Egjiptit se gjoja se Gaza është duke ndërhyrë në punët e brendshme të Egjiptit. Haniyeh u bërë thirrje zyrtarëve egjiptian për të ndalur nxitjen e urrejtjes ndërmjet dy vendeve.
Haniyeh përshkroi akuzat e medias në lidhje me rolin e Hamasit në Sinai si të pasakta .
"Ne nuk kemi asnjë rol ushtarak në Sinai, " tha ai. " Ne jemi të etur për ruajtjen e sigurisë kombëtare egjiptiane si ne jemi të etur për të ruajtur sigurinë tonë, ".
Marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Hamasit janë përkeqësuar që nga rrëzimi ushtarak i presidentit Muhamed Mursi .
Mediat lokale egjiptiane akuzojnë Hamasin se gjoja se është duke ndërhyrë në punët e brendshme të Egjiptit dhe po siguron mbështetje për Vëllazërinë Myslimane, një pretendim ky që kundërshtohet fuqishëm nga Hamasi .
Haniyeh tha se nxitja e urrestjes në mes dy vendeve vetëm sa shkon në favor të okupimit izraelit.
Ushtria egjiptiane ka nisur një fushatë të gjerë për të shkatërruar rrjetin e tuneleve të nëndheshme që lidhin Gazën me Egjipt , të cilat vitet e fundit janë përdorur për të kontrabanduar mallra të nevojshme në enklavën e izoluar bregdetare.
/mesazhi/