Revista javore që del në Angli “The Economist” në numrin e fundit botoi një artikull të gjerë mbi turpin njerëzor që po jetohet në Gazë dhe paralajmërimet drejtuar Izraelit i vendosi në kapakun e parë.
Në shkrimin e saj revista kritikon ofensivën izraelite në Gazë dhe artikullin ua përcolli lexuesve nën titullin “Të fitosh betejën dhe të humbësh luftën”.
Nëse Izraeli vazhdon me këtë politike atëherë do të jeta pala e humbur, bën komentin revista në artikullin e saj.
Në qoftë se vazhdon me këtë mënyrë Izraeli do të humbasë edhe një klimë paqësore që do të mund të ndërtohet në të ardhmen, shkruan britanikja “The Economist”dhe shton se me këtë politikë po rritet një brez i revoltuar me Izraelin.