Qindra mijëra demonstrues u mblodhën në sheshin Tahrir të Kairos, në
marshin ku u kërkua largimi përfundimtar i Hosni Mubarakut nga posti i
presidentit, ku gjendet prej 29 vjetësh. Demonstruesit kënduan këngë
patriotike dhe brohorisin ‘Poshtë Mubarakut’, ndërkohë që shumë afër
sheshit protestonin edhe grupe që e mbështesin Mubarakun! Forca
ushtarake u vendosën në shumë pika strategjike të Kajros, por thanë se
nuk do të ndërhyjnë nëse protestat do të zhvillohen të qeta. Një pjesë e
demonstruesve marshuan edhe drejt pallatit presidencial. Mubarakut, sot
i erdhi një porosi e qartë edhe nga kryeministri turk Erdogan.
“Dëgjoje
thirrjen e popullit dhe kërkesat e tyre humane. Përmbushi kërkesat e
popullit për ndryshime, pa mëdyshje”, porositi Rexhep Taip Erdogan,
kryeministër i Turqisë.
Njëri nga udhëheqësit të opozitës, nobelisti
Mohamed El Baradej deklaroi se pret që deri të premten Mubaraku të lërë
funksionin. Paralelisht me të, demonstruesit po udhëhiqen edhe nga
lëvizja ‘Vëllezërit mysliman’ e cila ka mbështetje të madhe nga banorët e
varfër. Pikërisht nga mundësia, anëtarë të tyre të bëhen pjesë e
qeverisë së ardhshme egjiptiane, më së shumti druajnë SHBA dhe Izraeli
fqinj.
“Ajo që mund të ndodh, gjë që edhe ndodhi në disa shtete,
përfshirë këtu edhe Iranin, është që në skenë të vinë regjime represive
të islamit radikal”, tha Benjamin Netanjahu, kryeministër i Izraelit.
Çfarë
do të ndodhë, do të dihet në ditët e ardhshme. Nga fillimi i protestave
në Egjipt para 8 ditëve, e deri më tani, humbën jetën mes 150 dhe 300
persona